Kosova
Osmani për pjesëtarët e FSK-së në Britani: Krahë aleatëve, mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës është nisur dje për në Mbretërinë e Bashkuar për operacionin “INTERFLEX”, që realizohet në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me këtë përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, i ka uruar ushtarët kosovarë për sukses duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase.
“Ata do të luajnë një rol kryesor si instruktorë, duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase. Krahë aleatëve tanë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, operacioni “INTERFEX” zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim trajnimin e trupave të Ushtrisë së Ukrainës, ndërsa ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmërinë që të angazhojnë instruktorë për të ndihmuar procesin e stërvitjes së ushtrisë ukrainase në kuadër të këtij operacioni.
I wish our @KSF_Kosova soldiers success as they embark on Operation INTERFLEX in the UK, alongside other NATO partners.
They will play a pivotal role as instructors, aiding in the training of the Ukrainian Army.
Alongside our allies, we remain committed to peace and security. pic.twitter.com/I1mCgV2ANU
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 19, 2024
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












