Kosova
Osmani: Prania e SHBA-së në kuadër të KFOR-it jetike për Kosovën
Presidentja Osmani pret komandantin në largim dhe atë të ri të KFOR-it për Rajonin Lindje
Vjosa Osmani ka pritur të hënën në takim lamtumirës komandantin në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR, kolonelin Jonathan Lloyd nga Louisiana National Guard, si dhe pasuesin e tij, kolonelin Sam Sargeant, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit zyrtar, Osmani e falënderoi kolonelin Lloyd për shërbimin dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të tij në Kosovë, duke vlerësuar lart kontributin në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe në rajon. Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij, presidentja i ndau një mirënjohje të veçantë.
Gjatë takimit, e para e shtetit i uroi mirëseardhje kolonelit Sargeant, duke e siguruar për mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës në përmbushjen e mandatit të tij dhe të misionit të KFOR-it, i udhëhequr nga NATO.
Osmani shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë, në emër të popullit të Kosovës, për vazhdimin e pranisë së Ushtria e Shteteve të Bashkuara në kuadër të misionit të KFOR-it, duke e cilësuar atë si jetike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
Në këtë kontekst, ajo theksoi se Kosova do të mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e palëkundur në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe forcimit të sigurisë.
E-Diaspora
-
Berlin
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë në Berlin me një mbrëmje solemne Ambasada e Kosovës organizon pritje madhështore në Rotes Rathaus, me rreth 400 të ftuar nga trupi... -
Diaspora
Presidentja Osmani: Mërgata është zemra që rreh për Kosovën kudo në botë -
Austri
Steiermark: Kënga dhe vallja shqipe jehon për nder të Pavarësisë së Kosovës -
Gjenevë
Ramë Lahaj dhe Marigona Qerkezi magjepsin diasporën shqiptare me koncert solemn në Gjenevë -
25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në Itali, nis hetimi për shkaqet e vdekjes
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Ramë Lahaj dhe Marigona Qerkezi magjepsin diasporën shqiptare me koncert solemn në Gjenevë Në skenën e Victoria Hall, dy artistët me famë ndërkombëtare sollën një mbrëmje të veçantë për... -
Presion për rritjen e pagave në teleferikët e Vaud -
Nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë në Zvicër shënuan Ditën Botërore të Gjuhëve Amtare -
Pasuria në Zvicër rritet ndjeshëm – propozohet tatim mbi pasurinë -
Policia e Cyrihut do të përdorë AI në hetime












