Lajme
25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në Itali, nis hetimi për shkaqet e vdekjes
Shoferi kalimtar zbulon trupin e 25-vjeçarit shqiptar, autoritetet në hetim
Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete më 20 shkurt në një zonë rurale mes komunave Bra dhe Montà, në provincën e Asti, Itali, transmeton albinfo.ch.
Trupi i pajetë u zbulua pranë automjetit të tij, i cili ishte lënë me derën e hapur. Sipas mediave lokale, një drejtues mjeti kalimtar ka vërejtur situatën dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e rendit për të nisur hetimet.
Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa identiteti i të riut nuk është publikuar zyrtarisht. Autopsia pritet të kryhet në ditët në vijim, çka do të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e prokurores Sara Paternò dhe po ndiqen nga Karabinierët e Kompanisë së Bra.
Sipas informacioneve paraprake, 25-vjeçari jetonte në zonën e Alba dhe nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë. Autoritetet po punojnë për të hedhur dritë të plotë mbi këtë rast./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë Rreth 17 mijë tekste shkollore janë dërguar në 18 shtete për të mbështetur mësimin e gjuhës... -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Përdorimi i hapur i drogës në qendër të qytetit të Cyrihut është në rritje Pas një rritjeje të përdorimit të drogës në hapësirat publike gjatë verës, Cyrihu është përgjigjur me... -
Vala e të nxehtit po shkakton vonesa në trenat zviceranë -
Vjedhjet online në Zvicër shënojnë rritje -
Gjykata Evropiane kritikon Zvicrën për mohimin e të drejtave të vizitave në burgje -
Gjykata pezullon ndalimin e burkinit në pishinat publike të Gjenevës












