Lajme
Zjarre masive në Francë: 20 mijë persona të evakuuar, temperaturat e larta përkeqësojnë gjendjen
Më shumë se 20 mijë persona janë evakuuar nga jugperëndimi i Francës për shkak të zjarreve që kanë përfshirë rajonin e Girondës.
Autoritetet franceze kanë paralajmëruar se situata mbetet kritike për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta teksa bëhet e ditur se rreth 12 mijë banorë dhe turistë janë larguar tashmë nga zonat e rrezikuara, ndërsa po zhvillohet evakuimi i 8,800 personave të tjerë.
Si pasojë e zjarrit janë shkatërruar deri tani afro 3,100 hektarë tokë pranë Gjirit të Arcachon, transmeton albinfo.ch.
Shumica e të evakuuarve janë turistë që pushonin në kampingjet e gadishullit Lège-Cap-Ferret, ndërsa evakuime parandaluese janë kryer edhe në fshatin Claouey. Prefektja e Girondës, Sophie Brocas, bëri të ditur se deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa disa rrugë dhe zona pyjore janë mbyllur për arsye sigurie.
Shefi i zjarrfikësve të Girondës, Marc Vermeulen, tha se ekipet kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, por paralajmëroi se rritja e temperaturave dhe ndryshimi i drejtimit të erës e bëjnë zjarrin të vështirë për t’u parashikuar.
Ndryshe, për shkak të situatës dy zjarrfikës humbën jetën më herët gjatë javës duke luftuar një tjetër vatër pranë aeroportit të Bordeaux.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë Rreth 17 mijë tekste shkollore janë dërguar në 18 shtete për të mbështetur mësimin e gjuhës... -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Përdorimi i hapur i drogës në qendër të qytetit të Cyrihut është në rritje Pas një rritjeje të përdorimit të drogës në hapësirat publike gjatë verës, Cyrihu është përgjigjur me... -
Vala e të nxehtit po shkakton vonesa në trenat zviceranë -
Vjedhjet online në Zvicër shënojnë rritje -
Gjykata Evropiane kritikon Zvicrën për mohimin e të drejtave të vizitave në burgje -
Gjykata pezullon ndalimin e burkinit në pishinat publike të Gjenevës











