Lajme
Osmani uron 109-vjetorin e pavarësisë: Kosova do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Osmani ka thënë se më 28 nëntor të vitit 1912, populli shqiptar e kurorëzoi aspiratën për Shqipërinë e pavarur.
Osmani ka shtuar se ky akt, së bashku me ngritjen e flamurit në Vlorë, janë akte të shenjta të historisë sonë të përbashkët, të cilën e ndërtuam me mund dhe sakrifica.
“Kjo datë ka shumë peshë historike. Në këtë ditë ka lindur komandanti legjendar Adem Jashari dhe po në këtë ditë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u paraqit për herë të parë publikisht. Të dy këto ngjarje i japin edhe më shumë kuptim nëntorit, sepse bartin në vete frymën e lirisë, idealin e brezave që nga Skënderbeu, Ismail Qemajli, Isa Boletini e shumë patriotë të tjerë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo ka shtuar se në 109- vjetorin e pavarësisë, uroj që Shqipëria, krahas Kosovës, të ketë sukses në të gjitha fushat.
Postimi i plotë:
Më 28 nëntor të vitit 1912, populli shqiptar e kurorëzoi aspiratën për Shqipërinë e pavarur. Ky akt së bashku me ngritjen e flamurit në Vlorë janë akte të shenjta të historisë sonë të përbashkët, të cilën e ndërtuam me mund dhe sakrifica.
Kjo datë ka shumë peshë historike. Në këtë ditë ka lindur komandanti legjendar Adem Jashari dhe po në këtë ditë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u paraqit për herë të parë publikisht. Të dy këto ngjarje i japin edhe më shumë kuptim nëntorit, sepse bartin në vete frymën e lirisë, idealin e brezave që nga Skënderbeu, Ismail Qemajli, Isa Boletini e shumë patriotë të tjerë.
Në 109- vjetorin e pavarësisë, uroj që Shqipëria krahas Kosovës të ketë sukses në të gjitha fushat! Kosova do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në të mirë të interesit të përbashkët, duke thelluar më tej lidhjet tona ndërmjet motrave e vëllezërve, sikurse edhe ato strategjike!
Gëzuar Dita e Flamurit, urime dita e Pavarësisë së Shqipërisë!
Zoti i bekoftë Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës!
E-Diaspora
-
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri Adis Tairi, përmes platformës HealthCampus, angazhohet në trajnim praktik dhe përgatitjen e kuadrove të reja për... -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri












