Maqedonia
Pa 250 mijë dollarë ari, nuk mund të marrësh nuse në këtë komunë të Maqedonisë
“Kur kërkojnë nuse në Kërçovë, nëse nuk je i zoti të veshësh në dylyma të arit 250 mijë dollarë, atëherë nusen nuk ta japin”, thotë Elton Mehaj
Elton Mehaj është personi i parë që ka nisur organizmin e ceremonive të dasmave dhe koncerteve në Shqipëri e Kosovë.
Pas 16 vjetësh karrierë, ai ka zbuluar në “Why Not” nga Roza Lati se si ka rënë vlera e koncerteve dhe këngëtarët po drejtohen te dasmat.
“Koncertet, vitet e fundit kanë nisur të bien disa këngëtarë, të bien niveli i mbrëmjeve apo i punës që bëjnë ata dhe po ecin më shumë dasmat. Tek ne në Kosovë, shumica e atyre që nuk kanë kënduar në dasma më përpara, tani kanë filluar të këndojnë se pagesa është më e mirë, një ambient familjar dhe kryesisht po ndihen mirë”, është shprehur ai, transmeton Alsat, përcjell Albinfo.ch.
“Pjesën më të madhe e bëjmë në Maqedoni, një pjesë në Kosovë. Edhe pse jam nga Kosova, punën time e njohin më shumë në Maqedoni. Jemi edhe nga Mali i Zi, por më pak. Më së shumti drejtohemi në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë”, theksoi Mehaj.
Ndërkohë që moderatorja po fliste për çmimet 5 mijë euro të fustaneve në fejesë, Eltoni tha: “Ke qenë në dasma në Kërçovë ndonjëherë? A e di sa kushton veshja e një gruaje? 250 mijë dollarë! Kur kërkojnë nuse në Kërçovë, nëse nuk je i zoti të veshësh në dylyma të arit 250 mijë dollarë, atëherë nusen nuk ta japin”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












