Kosova
Pa paqe në Ballkan nuk ka qendrueshmëri në Evropë
Ministrja gjermane e mbrojtjes priti në takim pune homologun kosovar, Armend Mehaj
Raportohet se Christine Lambrecht, ministrja gjermane e mbrojtjes, priti të martën (6.02.) në Berlin, homologun e saj nga Kosova, Armend Mehaj. Siç bëjnë të ditur burime të DW pranë Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, në takim është biseduar për gjendjen në Kosovë dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, përcjell albinfo.ch.
„Pa paqe në Ballkan, nuk ka stabilitet në Evropë“, shkroi ministrja Lambrecht pas takimit në një mesazh në Twitter: Ajo përshëndeti marrëveshjen e arritur kohëve të fundit mes Serbisë dhe Kosovëspër rregullat e hyrje-daljeve. Por paralajmëroi se “do të duhet frymëmarrje e gjatë”
Lambrecht siguroi mbështetjen e Gjermanisë në procesin e transformimit të Ushtrisë së Kosovës.
Së fundmi, kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti, ishte shprehur për një prezencë më të rritur të ushtarëve gjermanë të KFOR-it në Kosovë.
Mandati aktual i ushtarëve gjermanë të KFOR-it, vazhdimi i të cilit u miratua në korrik nga Parlamenti Gjerman, parashikon dërgimin e deri më 400 ushtarëve, në rast nevoje. Aktualisht aty janë të stacionuar rreth 70 ushtarë gjermanë.
Së fundmi, Gjermania së bashku me Francën kanë treguar iniciativë për një angazhim më të fortë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Të premten, më 9 shtator, dy këshillltarët për çështje të jashtme të kancelarit gjermanm, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, do të shkojnë në Kosovë dhe Serbi për të parë se cilat janë opsionet e normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Sipas qarqeve qeveritare në Berlin, dy këshilltarët pritet të kërkojnë me ngulm nga dy palët gjetjen e një zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










