Kosova
“Pa paqe në Ballkan, nuk ka stabilitet në Evropë“
Ministrja gjermane e mbrojtjes priti në takim pune homologun kosovar, Armend Mehaj.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, priti në Berlin homologun e saj nga Kosova, Armend Mehaj. Siç bëjnë të ditur burime të DW pranë Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, në takim është biseduar për gjendjen në Kosovë dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
„Pa paqe në Ballkan, nuk ka stabilitet në Evropë“, shkroi ministrja Lambrecht pas takimit në një mesazh në Twitter: Ajo përshëndeti marrëveshjen e arritur kohëve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës për rregullat e hyrje-daljeve. Por paralajmëroi se “do të duhet frymëmarrje e gjatë”.
Lambrecht siguroi mbështetjen e Gjermanisë në procesin e transformimit të Ushtrisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti Numri i personave që kërkojnë punë për më shumë se një vit është rritur ndjeshëm që... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij











