Lajme
Pacientë kosovarë në trajtim mjekësor në Turqi
Katërmbëdhjetë pacientë kosovarë, me probleme kryesisht në zemër, kanë udhëtuar sot për trajtim mjekësor jashtë vendit
Trajtimi i tyre mjekësor do të bëhet në Spitalin “Siyami Ersek” në Stamboll.
Po në këtë spital, në janar të këtij viti, janë trajtuar edhe shtatëmbëdhjetë pacientë të tjerë nga Kosova.
Këto dy grupe të pacientëve, që janë dërguar për trajtim mjekësor jashtë Kosovës në këtë periudhë të këtij viti, janë trajtuar, përkatësisht do të trajtohen në spitalin turk, pa pagesë, në kuadër të bashkëpunimit të mirë dhe përkrahjes që Qeveria e Turqisë dhe institucionet e saja shëndetësore ofrojnë për shëndetin e qytetarëve të Kosovës.
Ndërkohë, pas miratimit të Udhëzimit Administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike, spitalet private të Kosovës, do të bëhen shpejt pjesë në trajtimin e pacientëve me sëmundje që aktualisht nuk trajtohen në institucionet publike shëndetësore
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











