Lajme
Pacientin rom e anashkalojnë mjekët
Një ekip mjekësh në Qendrën Emergjente në QKUK, duke mos e marrë në konsideratë një pacientë të komunitetit rom, e kanë shëtitur 40 minuta nëpër korridoret e klinikës
Komuniteti rom vazhdon të mbetet më i diskriminuari në rajonin e Ballkanit. Këtë e ka vërtetuar sonte edhe një ekip mjekësh në Qendrën Emergjente në Prishtinë, duke mos e marrë në konsideratë një pacient të këtij komuniteti, por duke e shëtitur 40 minuta nëpër korridoret e klinikës universitare.
Djali që kishte dërguar babën e tij të sëmurë në Emergjencë fillimisht ishte i qetë, por më vonë tensionohet derisa kërkonte ndihmë por nuk e gjente.
Një ekip i agjencisë KPress ka qëndruar më shumë se 40 minuta me këtë familje, e cila fillimisht ishte në katin e dytë të ndërtesës së Emergjencës, e më pas i rekomandojnë që të zbresin pacientin në katin e parë. Por, me që kryefamiljari nuk mund të ecte, stafi mjekësor i rekomandon ta dërgoj me ashensor.
Kjo familje kishte frikë edhe nga ashensori, por stafi nuk i ndihmoi me arsyetimin se nuk është bartës i tyre. Në këtë video shihni djalin duke lutur stafin mjekësor që ta kontrollonte babanë e tij, pastaj detyrohet vet të bartë me karrocë babën deri në katin e parë, ku as aty nuk gjen ndihmën e mjekëve.
Kjo familje dërgon babën në katin e parë pas 40 minutave por as aty nuk i ofrohet stafi mjekësor. Këtu përfundon edhe incizimi, pasi sigurimi ndërhyri duke mos lejuar të vazhdojmë incizimin. Kjo dëshmon se komuniteti RAE (Rom, Ashkali dhe Egjipas0 është më i diskriminuari në rajon.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën Zvicra shihet si një “strehë e sigurt” për investime falë stabilitetit politik, sistemit të fortë ligjor... -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025











