Lajme
Pacolli kërkon që eprorët e FSK-së të shkollohen akademitë e NATO-s
Prishtinë, 15 mars – Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli priti sot komandantin e Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, admiralin Samuel J. Locklear. Gjatë takimit presidenti Pacolli ka falënderuar admiralin amerikan për gjithë kontributin që NATO ka dhënë dhe po jep në vazhdimësi për popullin e Kosovës, me theks të veçantë në ndihmën e vazhdueshme për trajnimin dhe profesionalizimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).
Pacolli ka kërkuar që eprorët e FSK-së të shkollohen në akademitë e ndryshme ushtarake të NATO-s. Presidenti ka thënë se nga admirali Locklear ka marrë “çdo garanci që NATO do të jetë pjesë e halleve të qytetarëve të Kosovës, NATO do të ndihmojë FSK-në, që të përgatisin ato dhe në të ardhmen të rrugëtojmë bashkë me to”.
Ndërsa, duke folur për reduktimin e trupave të KFOR-it, Pacolli ka thënë se, krahas zvogëlimit të trupave është shtuar cilësia e tyre e veprimit, ndërkohë që vetë zvogëlimi i këtyre trupave është shenjë e gjendjes stabile në Kosovë, por edhe i rritjes së kapaciteteve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës.
Admirali Locklear ka thënë se gjatë gjashtë muajve të fundit ka qenë disa herë në Kosovë dhe ka vërejtur gjatë kësaj periudhe një varg ndryshimesh pozitive. Duke folur për zvogëlimin e trupave të NATO-s it, ai ka thënë se “ky zvogëlim nuk e zvogëlon rëndësinë e KFOR-it në Kosovë”.
Lidhur me FSK-në, admirali Locklear ka theksuar se në periudhën e ardhshme do të bëhet vlerësimi i përmbushjes së kapaciteteve të plota operative të kësaj force.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











