Kosova
Pacolli merr mbështetje nga shteti afrikan për anëtarësimin e Kosovës në Interpol
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka marrë mbështetje nga ana e Kryediplomatit të shtetit afrikan Burkina Faso-s, Alpha Barry për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare, respektivisht në Interpol dhe Frankofoni.
“Ministri Barry, pjesë e një Qeverie të re, kërkoi informacione prej meje për ecurinë e dialogut dhe më garantoi se mbështetja e Burkina Faso-s për Kosovën në Organizatat Ndërkombëtare, atë të Frankofonisë dhe në Interpol do të vazhdonte. E ftova të vizitonte Kosovën, ftesë që u pranua me kënaqësi nga homologu im”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli, njofton zyra për media e MPJ-së.
Këto deklarata erdhën pas një takimi që Pacolli dhe Barry zhvilluan në margjinën e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Ai ka theksuar se “është impresionuese të ndjesh seriozitetin dhe ndershmërinë me të cilën e trajtojnë Kosovën disa vende afrikane, të cilat gjatë kësaj periudhe të fundit kanë qenë nën presionin, lajkat, manipulimet e Serbisë për të tërhequr njohjen e Kosovës”.
“E falënderova nga zemra Ministrin e Jashtëm të Burkina Faso-s, Alpha Barry, vend i cili na njohu në një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën. Burkina Faso nuk është dorëzuar para presionit të ministrit Daçiç, i cili e ka vizituar para do kohësh vendin e tij”, është shprehur Ministri Pacolli.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një histori suksesi në zemër të Cyrihut: “Helvetia Gold” flet shqip Në zemër të Cyrihut, në një nga rrugët më të njohura dhe më shtrenjta të qytetit,... -
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri do të organizojë simpoziumin e radhës shkencor -
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës -
Samiti i Diasporës Shqiptare merr vëmendje globale: Mesazh nga ‘Times Square’ për lidhjen me atdheun -
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra po ngrohet më shpejt se shumica e vendeve në botë? Kriza klimatike po e godet veçanërisht rëndë Zvicrën, jo vetëm përmes shkrirjes së shpejtë të akullnajave... -
Zvicra ka ulur emetimet e gazrave serrë me 27% që nga viti 1990 -
Si do të ndikonte vota anti-imigracion e Zvicrës në Gjenevë? -
Afër 5,000 të huaj me vendim per dëbim, vazhdojnë të jetojnë në Zvicër -
Tirron Mamusha, i 22-ti mes mbi 10 mijë vrapuesve në Maratonën e Cyrihut













