Kosova
Pacolli: Mos u mashtroni me Bitcoin
Ai ka këshilluar që të mos merren me Bitcoin, pasi që, sipas tij, monedhat virtuale nuk zgjasin suksesshëm
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli pasi ka promovuar librin e tij “15 parimet e suksesit sipas Behgjet Pacollit” në ambientin e Kolegjit AAB, duke folur para studentëve, ndër të tjera ka dhënë edhe vlerësimet e tij për monedhën virtuale Bitcoin, përcjell albinfo.ch.
Ai ka këshilluar që të mos merren me Bitcoin, pasi që, sipas tij, monedhat virtuale nuk zgjasin suksesshëm.
“Mos lakmoni në Bitcoin. Është valutë virtuale që funksionon në ujdhesa, por në momentin që dalin prej atij sistemi dhe fillon të merret paraja e gatshme që është investuar, aty piramida fillon të bjerë”, ka thënë ndër të tjera Pacolli.
Për Bitcoin pothuajse çdo ditë ka reagime, të ndarë në dy kampe të ndryshme, me disa që janë pro, dhe disa kundër.
E-Diaspora
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Zvicër
-
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës Interesi për Zvicrën rritet mes elitave të Dubait, jo vetëm si vend për investime financiare,... -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues













