Lajme
Pacolli në vend të njohjes, siguron bërjen e biznesit në Nigeri
Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, në Nigeri, ka arritur marrëveshje me autoritet e këtij shteti, e cila mundëson që kompanitë e ndryshme nga Kosova të ushtrojnë biznesin e tyre në këtë shtet afrikan.
Gjithashtu, Pacolli ka marrë premtime nga udhëheqësit e këtij vendi për të vendosur marrëdhënie ekonomike ndërshtetërore, përkatësisht për hapjen e zyrave ndërlidhëse në Kosovë dhe në Nigeria për bashkëpunim ekonomik.
“Ai në bashkëpunim me dy konsorciume evropiane firmosi një marrëveshje të rëndësishme investimesh në Nigeri. Prej kësaj marrëveshjeje të firmosur investimi prej 1.6 miliardë dollarësh në fushën e energjetikës, të rafinimit të naftës, e të tjera do të përfitojnë kompanitë kosovare si nënkontraktore të këtyre kompanive evropiane”, thuhet njoftimin e lëshuar nga Kabineti i Pacollit.
Sipas njoftimit, Pacolli gjithashtu ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me disa konsorciume, të cilat do të përfitojnë nga Kosova mallra, shërbime dhe fuqi punëtore të të gjitha kategorive në vlerë prej mbi 500 milionë dollarësh.
Pacolli ka informuar për këtë sukses kryeministrin, kryetarin e Odës ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, etj.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












