Kosova
Padia për gjenocid kundër Serbisë, afër përfundimit
Kosova është afër përfundimit të padisë profesionale kundër gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ai tha se për padinë kundër Serbisë janë konsultuar edhe personat më të rëndësishëm profesionalë, transmeton Albinfo.ch.
“Prej ditës kur është bërë ndryshimi i madh dhe ka ardhë një qeverisje e re, është punuar pandërprerë. Çdo ditë. Dhe sot dhe mund të konstatoj që kjo është shumë afër. Nuk mund të jap muaj apo kohë të caktuar, veç se e di që është bërë një punë e madhe deri tash, janë konsultuar edhe personat më të rëndësishëm profesionalë që kanë njohuri në këtë fushë për ndërtimin e një padie profesionale kundër gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës”, tha Konjufca.
Ai theksoi se është bërë një punë e mirë deri tash, dhe procesi është afër. Por për hollësi tha se duhet pyetur Qeveria.
Ndërsa shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, u shpreh kritik ndaj Qeverisë për këtë proces.
“Sikur shumë procese të tjera jotransparence, as për këtë nuk e dimë asgjë, sepse nuk kemi qenë të involvuar dhe nuk e dimë as kjo shumë afër çka nënkupton, ku janë afër, çka është përgatitur, kush janë ato ekipe që kanë punuar dhe thjesht nëse janë shumë afër mund të them se është një lajm i mirë“, tha Tahiri./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Ekonomia ruse po ngadalësohet Parashikimet e rritjes së PBB-së bien në 0.8% për vitin 2026. Marrëveshjet SHBA-Indi mund të ulin... -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga













