Shkurt.ch
Paga e gjyqtarëve të lartë të Zvicrës, 3 fish mbi mesataren evropiane
300.000 euro në vit i fiton gjytari i Gjykatës Federale të Zvicrës. Në shetet fqinje një homolog i tij i fiton 105 mijë deri në 120 mijë euro
Në shumicën e fushave të jetës, të ardhurat që paguhen në Zvicër janë më të lartat në Evropë e më gjerë. Ndërsa pagat që marrin gjyqtarët e instancës më të lartë gjyqësore në Zvicër janë shumë më të larta se në shumicën e vendeve të kontinentit evropian.
Në fakt po u krahasua me mesataren evropiane, gjyqtari i Gjykatës Federale të Zvicrës fiton trefish më shumë. Sigurisht, mesataren e përmendur e ulin shtetet më të varfra të Evropës, ku hyjnë edhe Shqipëria e Kosova, vende në të cilat rrogat e gjyqtarëve, proporcionalisht me rrogat në përgjithësi, kuptohet që janë më të ulëta.
Por, me një mesatare prej 300.000 eurove, sa është paga vjetore e një gjyqtari të rangut të përmendur në Zvicër, ai i ikën shumë edhe kolegut të tij të vendeve fqinje, të BE-së. Në Austri, Francë dhe në Gjermani, gjyqtarët e lartë nuk fitojnë më shumë se nga105 mijë deri 120 mijë euro në vit. Vetëm në Itali ata janë pak më të privilegjuar: fitojnë nga 180 mijë euro në vit dhe në Britani edhe më shumë (mungon shifra).
Këto dhe të dhëna tjera kanë dalë nga një hulumtim i realizuar nga Komisioni Evropian për Efikasitet të Drejtësisë (CEPEJ), shkruan “Handelszeitung” dhe transmeton albinfo.ch.
Pagat e gjyqtarëve të lartë të Zvicrës janë dukshëm më të larta edhe kur të krahasohen me pagat mesatare në Zvicër, përgjithësisht. 5.2 herë më shumë paguhen ata në krahasim me pagat mesatare në vend. Në shtetet tjera të Evropës ky raport është 4.2 X 1.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë










