Tematike
Paga vjetore e shefit të kompanisë Novartis, 19.2 milionë franga
Unia: Shefat e kompanive të mëdha fituan18 për qind më shumë ndërkohë që pagat mesatare në Zvicër u rritën vetëm me 1.8 për qind
Në vitin 2023, hendeku në mes të pagave, d.m.th., raporti midis pagave më të larta dhe më të ulëta, ishte ende 1:150, njoftoi Unia të hënën. Disa kompani me numër veçanërisht të madh punonjësish e kanë ngushtuar deri diku hendekun e tyre të pagave, ndërsa pagat më të larta kanë vazhduar të rriten mesatarisht, transmeton albinfo.ch.
Drejtorët ekzekutivë të kompanive më të mëdha zvicerane fituan mesatarisht 18 për qind më shumë vitin e kaluar sesa në vitin 2023. Kjo tregohet nga studimi i ri i pagave nga sindikata Unia.
Megjithatë, gjatë së njëjtës periudhë, pagat mesatare në Zvicër u rritën vetëm me 1.8 përqind, shkruan srf.ch. Sindikata llogarit më tej se drejtorët ekzekutivë të 39 kompanive më të mëdha zvicerane fituan mesatarisht 143 herë më shumë vitin e kaluar sesa punonjësit e tyre më pak të paguar.
Edhe një herë, drejtori ekzekutiv i kompanisë së madhe farmaceutike Novartis, Vasant Narasimhan, fitoi më shumë, me një pagë vjetore prej 19.2 milionë frangash zvicerane.
Sipas studimit të Unia, hendeku i pagave është gjithashtu më i madh në kompanitë me paga veçanërisht të larta. Për shembull, shefi i Novartis-it ka fituar, 333 herë më shumë se punonjësit me pagat më të ulëta.
Hendeku në paga ishte gjithashtu shumë i gjerë në dy kompanitë e mëposhtme: Sindikata llogariti një raport prej 1:328 për firmën private të menaxhimit të investimeve Partners Group dhe 1:298 për kompaninë farmaceutike Galderma, përcjell albinfo.ch. UBS u rendit e katërta, me një raport prej 1:276 midis pagës së drejtorit ekzekutiv të bankës Sergio Ermotti dhe punonjësit me pagat më të ulëta.
Hendeku në paga ishte më i ngushtë në Coop dhe SBB, secili me një vlerë prej 1:11.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi













