Lajme
Pagat e shërbyesve civilë në rrezik

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se zgjedhja e Behgjet Pacollit për President të vendit ka qenë jokushtetuese është venë në rrezik edhe votimi i buxhetit në Kuvend të enjten.Mos votimi i buxhetit në Kuvend nga ana e deputetëve mund të lerë pa paga 75 mijë punëtorë që paguhen nga Buxheti i Kosovës. Ata kanë gjasa që pagat mos t’i marrin as me një prill.
Qeveria e Kosovë kishte marrë vendim që pagat të rritën prej 30 deri në 50 për qind, për disa kategori, por vendimi nuk ishte implementuar për shkak të mos miratimit të buxhetit nga deputetët si dhe presioneve ndërkombëtare.Zyrtarë të Ministrisë së Financave (MF), kanë bërë të gjitha përgatitjet e projektbuxhetit, dhe presin votimin e tij, nga deputetët. “Të gjitha punët janë kryer dhe janë bërë përgatitjet për seancën e 31 marsit. Ne besojmë se do të miratohet Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2011, dhe do të bëhet ekzekutimi i pagave për të gjithë shërbyesit civilë dhe punëtorët tjerë që paguhen nga buxheti i shteti”, tha për Telegrafin, Fatime Lumi, zyrtare për informim në Ministrinë e Financave.
E-Diaspora
-
Leon Avdullahu zgjedh Kosovën para Zvicrës Njoftimi është dhënë nga Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi...
-
Nga Benfica në Zvicër: Adrian Bajrami shkëlqen me Luzernin
-
Presidentja Osmani takon të rinjtë shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach
-
Projekte nga Kosova prezantohen në Simpoziumin “Integrated People-Centred Care” më 2 shtator në Basel
-
Bernë: Në Ambasadën e Shqipërisë ka nisur shpërndarja e librave shqip për nxënësit shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
Protestuesit përplasen me policinë në Lozanë Përleshje me policinë dhe gaz lotsjellës në Prélaz të Lozanës...
-
Cyrih: Testet për sëmundje seksualisht të transmetueshme do të jenë me pagesë nga 2027
-
Lufthansa planifikon një riorganizim të thellë, pritet të prekë operacionet e SWISS
-
SBB teston potencialin e tregut për një lidhje direkte me Graubünden
-
Katër policë të Lozanës pezullohen pas mesazheve raciste, antisemitike dhe seksiste