Lajme
Pagat mesatare nëpër Evropë, ku janë më të ulëta e ku më të larta?
Pagesa e punëtorëve nëpër Evropë ka dallim ndaj edhe pagat mesatare variojnë nga vendi në vend. Dallimet lindin kryesisht nga rregulloret specifike të vendit, ligjet e punës, sektorët e industrisë dhe zhvillimi ekonomik.
Vendet e Evropës Veriore dhe Perëndimore kanë të ardhurat mesatare neto më të larta, ndërsa ato të Evropës Lindore dhe Jugore raportojnë shifra shumë më të ulëta.
Euronews Business bëri një analizë bazuar në të dhënat e Eurostat për vitin 2023. Zvicra kryeson listën me një pagë mesatare vjetore neto prej 85,582 euro, dukshëm më e lartë se çdo vend tjetër në rajon.
Pasojnë Islanda dhe Luksemburgu me paga mesatare vjetore neto prej 53,885 euro dhe 49,035 euro, respektivisht. Pagat vjetore neto mbi 45,000 euro janë ende në dispozicion në Norvegji dhe Holandë.
Mesatarja evropiane është 28,217 euro. Vende si Franca (31,481 €) dhe Suedia (33,926 €) tejkalojnë paksa mesataren e BE-së, ndërsa të tjerat, duke përfshirë Italinë (24,207 €) dhe Spanjën (23,568 €), janë nën të.
Ndërsa, Turqia dhe Bullgaria raportojnë pagat mesatare vjetore neto më të ulëta, përkatësisht 8,968 euro dhe 9,355 euro. Vendet e Evropës Lindore si Rumania (11,105 €) dhe Hungaria (12,456 €) janë gjithashtu në fund të listës. Ndër pesë vendet me pagën mesatare vjetore neto më të ulët është edhe Kroacia me 12,330 euro.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër Zvicra ka shumë rregulla (të shkruara dhe jo) rreth asaj që është një sjellje e pranueshme... -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër











