Lajme
Pagat në Zvicër janë rritur, përkundër krizës së koronës
Në vitin e krizës, punonjësit kanë fituar 1.5 deri në 2 për qind më shumë sesa në 2019, konfirmon vlerësuesi i bizneseve KOF nga universiteti ETH i Cyrihut
Përkundër pritjeve negative, pagat në Zvicër nuk pësuan rënie gjatë krizës së koronës. Përkundrazi, shumë punonjës kanë fituar më shumë, pikërisht në vitin e koronës.
Madje edhe në degën më të goditur, atë të gastronomisë, pagat pothuajse nuk kanë shënuar rënie, shkruan gazeta “SontagsZeitung” në numrin e djeshëm.
Në vitin e krizës, punonjësit kanë fituar 1.5 deri në 2 për qind më shumë sesa në 2019, konfirmon për gazetën vlerësuesi i bizneseve KOF nga universiteti ETH i Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, rritja e pagave nuk ka ardhur për shkak të rritjes në të njëjtën kohë të numrit të punonjësve.
Janë disa arsye të ndryshme pse punonjësit zviceranë kanë fituar më shumë në vitin e koronës. Sipas KOF, shumë degë ende kishin vazhduar të jepnin rritje të pagave nga viti 2019. Puna me orar të shkurtuar gjithashtu ka zbutur krizën: Kishte më pak pushime nga puna se sa pritej për shkak të pandemisë.
Shoqata e Fondeve Kantonale të Kompensimit AHV konfirmon se të ardhurat e fituara janë rritur me rreth 1.6 për qind. Kjo është befasuese, por tregon se masat ekonomike të Qeverisë Federale kanë funksionuar më mirë sesa supozohet.
Më shumë para kanë fituar kopshtarëst dhe luleshitësit
Edhe në degët e prekura rëndë, nuk kishte zvogëlim të pagave: Kështu, kopshtarët dhe luleshitësit kanë fituar më shumë para në vitin 2020, pavarësisht bllokimit. Edhe në degën e gastronomisë, të goditur më së keqi, pagat kanë mbetur të qëndrueshme, ka thënë Gastro Social (Fondi i kompensimit për degën e hotelierisë/Gastronomisë).
Por Gastro Social në këtë rast nuk operon me numra. Fakti që pagat në sektorin e hotelierisë janë ulur fare pak, mund t’u atribuohet masave federale të mbështetjes, përcjell albinfo.ch. Por, kjo mund të ndryshojë. Dega e gastronomisë është ende e varur nga masat mbështetëse të shtetit.
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar












