Shkurt.ch
Paguhen tre fish nën pagën minimale
Punëtorët hungarezë janë paguar nga 7.96 euro ndërkohë që ora minimale e punës për punën me gjips duhet të paguhet 32.29 franga bruto
Në Winterthur është zbuluar një rast ekstrem i dumpingut të pagave. Tre hungareze, punëtorë me gjips kanë marrë nga punëdhënësi i tyre zviceran vetëm një të tretën e pagës minimale të përcaktuar me ligj në Zvicër. Punëtori Balazs Laksz ka punuar për firmën nga Winterthuri Filber GmbH në vendndërtime të ndryshme në Bazel. Pronari i firmës, Tamas Berki i kishte premtuar Laksz-it dhe bashkatdhetarëve të tij Zoltan Kosa e Ferenc Lörinc pagesën prej 20 frangash në orë.
Por Laksz i cili nga 18 prilli deri në 17 qershor (dy muaj) i kishte bërë 445 orë pune, ishte paguar vetëm 3544 franga gjithsej. Kjo i bie që ora e tij e punës është paguar vetëm 7 franga e 96 rapë neto, siç ka konstatuar sindikata Unia e cila e ka zbuluar rastin.
“Bashkëkryetari i Unia-s për Zvicrën veriperëndimore Hansueli Scheideger thotë se kjo gjendje nuk mund të vazhdohet. Sipas marrëveshjes kolektive, ora minimale e punës për punën me gjips duhet të paguhet 32.29 franga bruto. Marrë në tërësi, punëdhënësi ua ka zhvatur tre punëtorëve rreth 50 mijë franga, shkruan 20min.ch.
Rasti i keqtrajtimit është zbuluar kur punëtori Zoltan Kosa kishte pasur një aksident në punë dhe punëdhënësi nuk kishte pranuar t`i siguronte përkujdesjen mjekësore. “Pije një raki”, i kishte rekomanduar ai punëtorit. Kur punëtori ka kundërshtuar duke përmendur se do të kërkonte ndihmën e sindikatës, punëdhënësi e ka pushuar atë nga puna.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë Ambasada e Republikës së Kosovës, nën përkujdesjen e veçantë të Ambasadorit Mentor Lafiti, organizoi një takim... -
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026











