Kosova
Pak gjasa për Kosovën që të anëtarësohet në INTERPOL
Në anën tjetër shteti serb po vazhdon lobimin e pandërprerë që Kosova edhe këtë herë të mos arrijë të bëhet anëtare e INTERPOL-it
Edhe këtë herë Kosova ka pak gjasa të marrë përgjigje pozitive nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, që pritet të mbahet në tetor të këtij viti. Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se MPJ-ja nuk po lobon sa duhet, derisa Serbia po vazhdon luftën e saj të pandërprerë kundër Kosovës.
Të pakta janë gjasat që Kosova të marrë dritën e gjelbër për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare Policore – INTERPOL nga Asambleja e Përgjithshme e kësaj Organizate, e cila do të mbahen në tetor të këtij viti në Kili.
Ndonëse Kosova në janar të këtij viti ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në INTERPOL, njohës të çështjeve të sigurisë konsiderojnë se Ministria e Punëve të Jashtme ka dështuar në përmbushjen e kushteve për anëtarësim. Sipas tyre, kërkesa për anëtarësim do të jetë një dështim i radhës. Ndërkohë Haxhi Shala, që gjatë legjislaturës së kaluar ishte kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe për Siguri, ka thënë se Kosova mund të ngecë në këtë aspekt për shkak të procesit zgjedhor, ani pse MPJ-ja vazhdon të jetë e angazhuar në lobim.
Në anën tjetër shteti serb po vazhdon lobimin e pandërprerë që Kosova edhe këtë herë të mos arrijë të bëhet anëtare e INTERPOL-it shkruan Gazeta Zeri, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Pritet që UBS të shkurtojë vende pune në gjysmën e dytë të vitit Vala tjetër e shkurtimeve të vendeve të punës në bankën zvicerane UBS do të fillojë në... -
Këshilli Qeveritar i Cyrihut nuk dëshiron abonime prej 365 frangash -
Ku në Zvicër do të paguani taksat më të ulëta në vitin 2026? -
Mund të bëhet më shumë për të parandaluar varësinë në Zvicër, thotë OJQ kundër varësisë -
30 km/orë në rrugët kryesore të Baselbieter, e arritshme vetëm me votën komunale














