Kosova
Palmer dhe Lajçak, së shpejti në Kosovë
Palmer dhe Lajçak, pritet të vijnë në Kosovë, për t’u takuar me kryeministrin, Albin Kurti
Është bërë e ditur se zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer dhe i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet të vijnë në Kosovë, për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti, konfirmuan burimet diplomatike në Bruksel, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se arsyeja e vizitës është përgatitja për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, përkatësisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vlen të theksohet se gjatë vizitës së fundit në Brusksel, më 18 maj, kryeministri Kurti kishte deklaruar se takimi me Vuçiqin mund të ndodhë diku në mesin e muajit qershor. Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kishte deklaruar se shpreson që dialogu në nivel të lartë të ndodhë para 22 qershorit.
Ndërkohë, vizita e përbashkët e Lajçakut me Palmerin në Kosovë, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, do të bëhet edhe për të dërguar mesazhin se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë sa i përket dialogut dhe kanë qëllime të ngjashme për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Edhe në Kosovë është kërkuar që të ketë një angazhim më të madh amerikan në dialog.
Bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së është rritur në shumë çështje që nga zgjedhjet presidenciale amerikane, ku fitoi Joe Biden. Me administratën Biden, BE-ja thotë se e ka “më të lehtë të bashkëpunojë”, ndërkaq Ballkani Perëndimor është një rajon ku ky bashkëpunim shihet si i domosdoshëm.
Para dy ditësh, Lajçak takoi në Bruksel Palmerin dhe më të kishte biseduar për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit./REL
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime











