Kosova
Palmer: Prishtina e Beogradi mund të nënshkruajnë marrëveshje këtë vit
Matthew Palmer mendon se është absolutisht e mundur që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të nënshkruajnë një marrëveshje midis Prishtinës e Beogradit këtë vit, transmeton albinfo.ch.
“Mendoj se është absolutisht e mundur. Por, kjo me të vërtetë varet nga ata dhe ajo që ne dëshirojmë është t’i inkurajojmë ata që të përfshihen. Si Vuçiq, ashtu edhe Kurti kanë mbështetje të fortë politike, janë në pozicion që seriozisht të përfshihen në gjithë procesin, të identifikojnë çështje për të cilat mund të arrihet marrëveshje dhe të ndihmojnë që i gjithë procesi të shkojë përpara”, është shprehur Palmer.
Palmer në një intervistë për mediat serbe ka thënë se ai mendon se Prishtina nuk është e gatshme të negociojë për kufijtë dhe territoret, por se sipas tij, ka çështje shumë më produktive për bisedime në këtë moment.
“Këtu janë, për shembull, personat e zhdukur, është një çështje rreth së cilës palët mund të arrijnë një marrëveshje”, thotë Palmer.
Në një të njëjtën kohë, Palmer ka inkurajuar të dy palët të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit, përfshirë këtu edhe AKS-së.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime













