Kosova
Pamje nga gjërat e konfiskuara në operacionin e Policisë së Kosovës
Në konferencën e jashtëzakonshme të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha janë shfaqur armatimi dhe gjetjet e tjera nga operacioni i Policisë së Kosovës.
Hoxha ka deklaruar se ky është operacioni më i madh dhe më i rëndësishëm që nga paslufta për institucionin të cilin e drejton teksa ka njoftuar se gjatë këtij operacioni janë gjetur një veturë e rëndë e blinduar, 24 vetura xhip, dy motorë 4×4, 8 mina kundër këmbësorisë, 29 zolla të mbushura, 7 zolla të përdorura, predha minahedhësish, 150 eksploziv dinamit, 6 armë të gjata mitraloz, 21 antiplumba, 3 dronë, 15 dylbi nate, 32 radiolidhje, 115 uniforma ushtarake, 6 harta nga sateliti, 3 harta topografike, 23 maska, 8 sopata, ushqime të shumta, medikamente mjekësore, 32 telefona të mençur, 32 sim kartela dhe kartëmonedha në euro prej dinarëve të Serbisë – 1800 kartëmonedha, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës










