Shqipëria
Pamje të rënda: Polices i këpusin gishtat
Protesta në Shqipëri ka eskaluar ku janë lënduar shumë persona ndër ta edhe polic.
Protestuesit mbushën rrugët e Tiranës.
“Policia nuk është këtu për të krijuar rrëmujë, por është këtu për të ruajtur rendin”. Kështu do të shkruante pak kohë më parë në rrjetet sociale teksa postonte një foto nga puna e përditshme, efektivja e plagosur gjatë protestës para Parlamentit, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Por, 24-vjeçarja Ina Nuka, efektive e repartit “Shqiponja”, nuk e dinte se një ditë si kjo e enjte, asaj do t’i rrezikohej jeta në krye të detyrës.
Ajo ishte vendosur në rreshtin e parë të kordonit të policisë, kur një shashkë i shpërtheu pranë dorës së djathtë, duke humbur dy gishta.
Në spital, të lënduarit e policisë i vizitoi edhe kryeministri Edi Rama, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
“Prerja e gishtave të vajzës është vërtetë një vijë e kuqe që është vendosur sot mes atyre që kanë marrë përsipër t’i kundërvihen ligjit dhe Policisë së Shtetit që është në mbrojtje të ligjit dhe në mbrojtje të interesave publike. Nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë. Sa më shumë i bien ndesh ligjit, aq më shumë do të përballen me ligjin”, tha Rama.
24-vjeçarja kishte 3 vite që i ishte bashkuar Policisë së Tiranës, ndërsa më parë kishte përfunduar edhe studimet në Universitetin e Sporteve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














