E-Diaspora
Panairi i Edukimit ‘Zebi 2016’ ofron këshilla edhe në shqip
Në kuadër të panairit “Zebi 2016” që mbahet në Lucern ofrohen këshilla edhe në gjuhën shqipe, më 5 nëntor 2016 nga ora 13.30.
Një mundësi për të lehtësuar përzgjedhjen e profesionit ofrohet në kuadër të panairit të arsimit të Zvicrës qendrore ‘Zebi 2016’ i cili ka filluar të mbahet nga data 3 deri me 6 nëntor 2016 në Luzern. Të gjithë ata që flasin gjuhë të huaj dhe të rinjt që janë në prag të përcaktimit për profesionin, do t’u ofrohen informacione dhe këshilla për orientimi në arsimin profesional për rreth 140 profesione të ndryshme, thotë Nicole Wagner, nga Fabia në një intervistë për albinfo.ch
Ajo me tej, ka treguar se Fabia ofron vizita në kuadër të panairit “Zebi 2016” në gjuhën shqipe me 5 nëntor 2016 nga ora 13.30. Kjo siguron që njerëzit që flasin shqipen të kanë mundësi të marrin informacionet e nevojshme në lidhje me trajnimet dhe përzgjedhjen e profesionit.
Albinfo.ch: Cili është qëllimi i projektit “Zebi 2016”? Kujt i dedikohet ky projekt?
Nicole Wagner: FABIA dëshiron të ju mundësoj të rriturve dhe banorëve të rinj të cilët flasin gjuhë të huaj (emigrantë) të marrin informacione në lidhje me trajnimin dhe zgjedhjen e profesionit. Zgjedhja e profesionit të nxënësve është e ndikuar nga shumë faktorë si për shembull nga aftësia dhe preferencet e secilit, nga kolegët dhe nga tregu i punës. Por ndikimi më i madh në zgjedhjen e profesionit vjen nga prindërit e tyre. Për të mbështetur fëmijët e tyre është veçanterishtë e rëndesishme për t’i informuar ata për strukturat dhe sistemin e arsimit profesional zviceran. Një vëmendje e veçantë i është dhënë promovimit të një procesi të hapur, dhe jo nëpërmjet rolit steriotipizues në zgjedhja e profesionit.
Qëllimet:
Emigrantët e rritur vizitor të “Zebi 2016”, të marrin informacione të ndryshme në lidhje me arsimin profesional.
Emigrantët e rritur të marrin njohuri për sistemin zviceran të arsimit profesional.
Emigrantët e rritur të mund të mbështesin më mirë fëmijët e tyre për të zgjedhur profesionin.
Emigrantët e rritur të informohen mbi çështjet që lidhen me arsimin dhe trajnimin e tyre.
Grupi i synuar:
Prindërit e të rinjve me gjuhë të huaj, të cilët janë në prag të përzgjedhjes së profesionit.
Emigrantët e rritur me interes personal në arsimim dhe trajnim.
Projekti teatror për mundësi të barabarta:
Për më tepër, FABIA është angazhuar në bashkëpunim me Maria Gallati (Udhëheqëse e projektit), dhe studentët e shkollës e lartë të Lucernit për edukim social dhe po ashtu me nxënësit e shkollave të mesme me një projekt teatri për mundësi të barabarta në “Zebi 2016”.
Do të shfaqen skena teatrale rreth temës “mundësi të barabarta pa dallim gjinie dhe përkatësie sociale”. Teatri ju tregon personave të rijnë me ose pa përvojë të migrimit për mundësi të barabarta në procesin e zgjedhjes së profesionit në mes meshkujve dhe femrave dhe në mes të qytetarëve zviceran dhe emigrantëve.
Shfaqjet do të jenë çdo ditë në ora 14.00 dhe 14.30. Të premten gjithashtu në ora 11:00 dhe 11:30 në Sallën numër 2 (Halle 2, Arena, Allmend Luzern).
Grupi i synuar: Vajzat dhe djem të rinj me ose pa sfond emigrimi dhe prindërit.
Albinfo.ch: Çka mund të përfitojnë të huajt nga projekti “Zebi 2016”?
Nicole Wagner: FABIA ofron vizita në ZEBI në gjermanisht, shqip, arabisht, portugalisht, spanjisht, tamil, tigriniaisht dhe turqisht. Pjesëmarrësit do të informohen nga ndërmjetësuesit ndërkulturore për mundësi të ndryshme të arsimit profesional. Pas vizitës, janë ekspertet e FABIA-së në dispozicion për të gjithë pjesëmarrës, të cilët kanë pyetje individuale.
Albinfo.ch: A do të ketë këshilla edhe në gjuhën Shqipe në kuadër të projektit, “Zebi 2016”
Nicole Wagner: Fabia ofron këshilla në ZEBI në gjuhën shqipe me 5 nëntor 2016 nga ora 13.30. Kjo siguron që njerëzit që flasin shqipen të kanë mundësi të marrin informacionet e nevojshëm. Ndërmjetësuesit ndërkulturor do të kujdesën për të interesuarit që të japin përgjigjje në lidhje me zgjedhjen e profesionit.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit05 Nëntor 2016
- Ora13:30
- LokacioniLucern
- Data e përfundimit6 Nëntor 2016 - 14:00
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?














