Lajme
Pandemia po ndikon edhe tek të diplomuarit në shkolla të mesme
Pandemia bëri që të mbyllen edhe shkollat dhe mësimi të zhvillohen online. Por tani, pandemia po ndikon edhe tek të diplomuarit në shkolla të mesme. Ata tani do të përballen me një realitet tjetër.
Tradicionalisht shumë nga maturantët, pas diplomimit në shkollë të mesme, zgjedhin që një vit para se të fillojnë studimet, të shkojnë për pushim, të bëjnë stazh ose të fitojnë para. Kjo “pauzë” kohore ju ndihmon atyre të jenë më të sigurt se çfarë duan të studiojnë në të ardhmen.
Por duket se pandemia e ka ndryshuar këtë ritual. Tani ata duan që të fillojnë menjëherë me trajnime.
Për këtë problem për gazetën srf.ch ka folur këshilltari i studimeve Iris Geissbühler, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, shumë maturant kanë deklaruar se planet e tyre për vitin e ardhshëm janë prishur si pasojë e pandemisë.
Të diplomuarit tani duan të fillojnë menjëherë trajnimin. Kjo pasi tashmë ka ndryshuar edhe tregu i punës. Tani nuk është aspak e lehtë të gjesh një vend pune.
Po ashtu edhe udhëtimet e planifikuara nuk janë të mundshme ose të sigurta. Prandaj të gjithë që kanë përfunduar shkollimin e mesëm, preferojnë të fillojnë menjëherë trajnimet.
Universiteti i Cyrihut ka rreth 15 përqind më shumë regjistrime për semestrin e vjeshtës sesa vitet e tjera, thotë Geissbühler.
Problem tjetër për maturantët është se ata nuk do të kenë më hapësirë dhe kohë për të menduar se çfarë duan të studiojnë, pasi duhet që këtë vendim ta marrin menjëherë. Shumica e kanë të vështirë sepse kanë frikë se mos po bëjnë zgjedhjen e gabuar.
Padyshim që 40 përqind e maturantëve, tani kanë një proces të përshpejtuar para tyre.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












