Lajme
Pandemia rriti kërkesat për aeroplanë privatë
Kjo ka bërë që operatorët të hasin në vështirësi të mëdha për të siguruar shërbimit e duhur.
Një rritje e madhe e kërkesës për të përdorur avionë privatë nga të pasurit, gjatë pandemisë, ka bërë që operatorët të hasin në vështirësi të mëdha për të siguruar shërbimit e duhur.
Sipas WingX, gjatë këtij viti pati rreth 4.2 milionë fluturime me avionë privatë, ose e thënë ndryshe, 54% më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm.
Sipas operatorëve, kërkesa ka ardhur në rritje pas vështirësive që kanë pasur kompanitë e fluturimeve komerciale, si dhe shtimit të njerëzve të pasur, sidomos në Amerikë.
Shembull për këtë është operatori i shërbimeve ajrore të luksit Flexjet, i cili vetëm gjatë muajit shtator pati një shtim me 53 të fluturimeve dhe gjithashtu ka shtuar dhe flotën e avionëve me 40% brenda vitit.
Operatori rival NetJets shtoi 30 avionë të tjerë në flotën e tij dhe po mendon të investojë mbi 2 miliardë euro për të blerë 100 avionë të tjerë deri në vitin 2022.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











