Sport
Panucci rrezikon shkarkimin
Trajneri italian, shkruan ‘Calciomercato’, duket se po rrezikon shkarkimin, pasi rezultatet pozitive që ai ka arritur janë të pakta
Kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Christian Panuccit ka bërë serish hapa prapa pas prezantimit të dobët në humbje 3:0 kundër Kosovës të martën, duke marrë një tjetër rezultat zhgënjyes në miqësoren e zhvilluar në Evian të Francës kundër Ukrainës.
Shqipëria nuk arriti të ringrihej, duke dalë e humbur 4:1 në ndeshjen kundër Ukrainës, shkruan ‘Calciomercato’, duke theksuar se kjo u shtohet ndeshjeve negative të luajtura së fundmi nga kombëtarja shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Trajneri italian, shkruan ‘Calciomercato’, duket se po rrezikon shkarkimin, pasi rezultatet pozitive që ai ka arritur janë të pakta.
Analistët dhe ish-trajnerët e kanë kritikuar Panuccin se po shkatërron ekipin që e ka ndërtuar Gianni de Biasi.
Por, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka thënë se ai nuk rrezikon shkarkimin.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027











