Feja
Papa Françesku dekreton shenjtërinë e Nënë Terezës
Ashtu siç pritej, sot në Vatikan, Papa Françesku ka nënshkruar dekretin për shpalljen të shenjtë të Nënë Terezës. Dita kur kjo do të bëhet edhe praktikisht dhe me ceremoninë përkatëse, do te jetë 4 shtatori.
Nënë Tereza, shqiptarja e lindur në Shkup, qe shpallur në vitin 2003 «e lume» nga Papa Gjon Pali II në një ceremoni në Romüe para rreth 300 mijë besimtarëve.
Ndërsa në dhjetor të vitit që shkoi, Vatikani i ka njohur Nenë Terezës nje mrekulli të dytë që i përshkruhet se e ka realizuar, me çfarë janë plotësuar kushtet për shpalljen e shenjtërisë së saj, transmeton albinfo.ch.
Sot, me fillim në orën 10, tubimi i kardinalëve, (konsistorium) i drejtuar nga vet Papa Francesku ka caktuar datën e shenjtërimit të Nënë Terezës, shqiptares më të famshme në botë, me emrin civil Gongje Bojaxhiu.
Krahas misionares shqiptare, themeluese e rendit të motrave të bamirësisë, në këtë listë janë edhe martiri meksikan Jose Sanchez der Rio, polaku, themelues i një rendi kishtar, P. Johannes Papczynski, prifti argjentinas Jose Gabriel Brochero si dhe konvertitja suedeze dhe themeluesja e një rendi kishtar, Maria Elisabeth Hesselblad.
Ceremonia e kanonizimit të Nënë Terezës do të jetë në fakt njëri ndër kulmet e vitit të shenjtë, të cilin Papa Francesku ia ka kushtuar temës së bamirësisë, përcjell albinfo.ch.
Në takimin ose Konsistorium-in që u mbajt sot, vendimet i kanë marrë kardinalët së bashku me papën.
Ndihma që murgesha shqiptare u kishte dhënë më të varfërve në Kalkuta të Indisë, e ka bërë atë të njohur në gjithë botën.
4 shtatori 2016, kur ajo do të shpallet e shenjtë, bie pikërisht përvjetorin e 19-të të vdekjes së saj, e diel, 5 shtator, 1997.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë











