Ukraina
Papa Françesku dënon mizorinë e luftës në Ukrainë
Papa Françesku dënoi mizorinë e luftës në Ukrainë të shtunën, në një meshë para Pashkëve.
Papa u ul në pjesën e përparme të Bazilikës së Shën Pjetrit, ku u shfaq vigjilent duke folur edhe për luftën në Ukrainë, i cili e quajti si “errësirën e luftës, të mizorisë”.
“Të gjithë ne lutemi për ju dhe me ju. Ne lutemi, sepse ka kaq shumë vuajtje. Ne mund t’ju bëjmë vetëm shoqërinë tonë, lutjet tona dhe t’ju themi ‘guxim, ne ju shoqërojmë’”, tha Papa Françesku.
Ai përfundoi duke thënë “Krishti u ringjall” në gjuhën e ukrainasve.
Papa Françesku mori pjesë gjatë meshës, por nuk shërbeu për shkak të dhimbjeve të përsëritura në këmbë që e kanë detyruar atë të kufizojë disa aktivitete.
Papa 85-vjeçar vuan nga dhimbjet e nervit shiatik, i cili shkakton dhimbje në njërën këmbë dhe rezulton me një çalim të theksuar. Kohët e fundit Françesku gjithashtu ka pasur dhimbje në gjurin e tij të djathtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana













