Lajme
Papa Françesku flet për martirët shqiptarë
Ai ka thënë se 38 martirët janë shembull edhe për të tjerët. Ata ishin viktima të persekutimit të regjimit komunist në Shqipëri
Dy ditë më parë në Shkodër u lumturuan 38 martirë, viktima të persekutimit të regjimit komunist në Shqipëri, shkruan albinfo.ch.
Për këtë rast ka folur edhe Papa Françesku. Ai ka thënë se martirët janë shembull edhe për të tjerët.
“Në qytetin e Shkodrës të Shqipërisë u lumturuan 38 martirë: dy peshkopë, priftërinj të shumtë, një semiraniste dhe disa laikë, viktima të persekutimit të egër ateist, që e dominoi atë vend gjatë shekullit të kaluar. Ata preferuan të vuajnë burgun, torturat e deri edhe vdekjen, vetëm që të ishin besnikë të Kishës dhe të Krishtit.
Shembulli i tyre na ndihmoftë të gjejmë te Zoti, forcën që na duhet në momentet e vështirësitë e që frymëzon qëndrime mirësie, faljeje dhe paqeje”, ka thënë ai.
Ceremonia e lumturimit të 38 martirëve të pushkatuar nga regjimi komunist, për shkak të besimit të tyre, u zhvillua gjatë ditës së shtunë në qytetin e Shkodrës, në Katedralen e Shën Shtjefnit, përpara 10 mijë pelegrinëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Kroacia.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












