Lajme
Papua Guinea e Re rikonfirmon njohjen e Kosovës
Zyrtarë të MPJ-së i thanë “albinfo.ch” se njohja ishte konfirmuar nga zyrtarët e Papau Guinea e Re gjatë takimeve në Nju Jork, mirëpo vetëm të mërkurën është zyrtarizuar. Ministria kosovare e Punëve të Jashtme ka konfirmuar zyrtarizmin e njohjes nga Papua Guinea e Re, duke u bërë kështu shteti i 92-të që njeh shtetin më […]
Zyrtarë të MPJ-së i thanë “albinfo.ch” se njohja ishte konfirmuar nga zyrtarët e Papau Guinea e Re gjatë takimeve në Nju Jork, mirëpo vetëm të mërkurën është zyrtarizuar.
Ministria kosovare e Punëve të Jashtme ka konfirmuar zyrtarizmin e njohjes nga Papua Guinea e Re, duke u bërë kështu shteti i 92-të që njeh shtetin më të ri Evropës. Njohja, siç ka njoftuar MPJ, është njoftuar zyrtarisht nga kryeministri i këtij shteti, Peter O’Neill.
Zyrtarë të MPJ-së i thanë “albinfo.ch” se njohja ishte konfirmuar nga zyrtarët e Papau Guinea e Re gjatë takimeve në Nju Jork, mirëpo vetëm të mërkurën në mesitë, zyrtarisht ishte konfirmuar nga zyrtarët e këtij shteti Oqeanik.
Kjo njohje, siç është thënë, ka ardhur si rezultat i vizitave të shpeshta të Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj në shtetet Oqeanike apo siç njihen në komunitetin e biznesit shtetet e Komenveltit.
Papua Guinea e Re ka një popullsi prej pesë milionë banorësh, ndërsa ndodhet në Oqeani. Kryeqyteti i këtij shteti është Port Moresby. Papua Guinea e Re është Mbretëri. Më 1 Dhjetor 1973 ka fituar autonomi nga Australia, ndërsa në vitin 1975 ajo e shpalli pavarësinë. Shtetin e Kosovës e kanë njohur edhe vendet tjera të Oqeanisë, Australia, Zelanda e Re, Mikronezia, Nauru, Kiribati, Marshalls, Palau, Tuvalu dhe Vauatu.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













