Shqipëria
Papunësia dhe korrupsioni, arsyet kryesore pse largohen të rinjtë nga Shqipëria
Në një studim, në Shqipëri, papunësia dhe korrupsioni vlerësohen nga një anketë kombëtare me të rinjtë si faktorët kryesorë që e nxitin rininë të largohen nga vendi.
Sipas studimit, thuhet se mbi 70 për qind e të rinjve përcaktojnë papunësinë si problemin e tyre më të madh, ndërsa vështirësia e dytë e tyre është arsimi jocilësor dhe mosmbështetja institucionale.
Rezultatet e Anketës Kombëtare nga Rrjeti i të Rinjve u publikuan në një forum mbi demokracinë shqiptare, ku morën pjesë studiues, veprimtarë dhe ekspertë të cështjeve sociale.
Theksohet se mbi 80 për qind e të rinjve pohojnë se qeveria nuk ka bërë asgjë për të ulur papunësinë e lartë të tyre.
Afro 70 për qind e të anketuarve pohojnë se mungojnë programet mbështetëse për punësim të studentëve me kohë të pjesshme që kanë mbaruar studimet. Kjo, sipas tyre, shkakton edhe mospunësimin afatgjatë të tyre.
Madje të rinjtë mendojnë se në Shqipëri nuk bëhet një analizë e mirëfilltë e tregut të punës për ta.
Mbi 90 për qind e të rinjve pranojnë se e kanë menduar seriozisht largimin nga Shqipëria për shkollim, punësim dhe jetesë normale.
Papunësia dhe pagat e ulëta janë për pjesën më të madhe të tyre dy faktorët kryesorë që i nxitin të largohen nga vendi.
Afro 65 për qind e të anketuarve pohojnë se si qeverisja qendrore edhe ajo vendore i mban ata jashtë proceseve vendimmarrëse, që provohet edhe nga buxheti i pamjaftueshëm për programet rinore dhe ligjin për rininë.
Partitë politike, sipas pjesës më të madhe të të anketuarve, dëgjojnë formalisht mendimet e të rinjve vetëm gjatë fushatave zgjedhore.
Mbi 90 për qind e tyre pohojnë se kriminaliteti i të rinjve po rritet dhe ky është një problem shumë shqetësues.
Mbi 92 për qind e të rinjve e vlerësojnë nivelin e korrupsionit si të niveleve të larta, kryesisht në administratë publike, ministritë, bashkitë dhe universitetet.
Një problematikë tepër shqetësuese për shëndetin e të rinjve janë edhe stresi dhe depresioni që mbizotëron në afro 90 për qind të të rinjve.
Megjithatë, afro pjesa më e madhe e tyre pohojnë në anketën e Rrjetit të të Rinjve se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit si një rrugë për jetesë më të mirë në atdheun e tyre.
Mbi 58 për qind e të rinjve të anketuar pohuan se do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, sepse besojnë që kjo është një rrugë për të siguruar një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.
Këtë fushatë zgjedhore partitë politike e kanë mbështetur kryesisht tek premtimet për rininë, ndërsa dita e zgjedhjeve është vetëm një javë larg.
Mbi 60 për qind e tyre pohojnë se cilësia dhe gjendja e arsimit në Shqipëri është keq ose shumë keq.
Më shumë se gjysma e tyre shprehen se problematika më e madhe lidhur me arsimimin e tyre është niveli i korrupsionit në universitete./ VOA
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025
















