Shkurt.ch
Papunësia në shkurt, pa ndryshime: 3.5%
Shkalla e papunësisë në Zvicër ka mbetur stabile edhe gjatë shkurtit, përkundër ndryshimit të kursit të frangut kundrejt euros, që ka ndodhur nga mesi i muajit janar. 3.5 për qind ka qenë kjo shkallë në fund të muajit shkurt, ka njoftuar sot Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (SECO). Sipas tij, edhe një vit më parë ka qenë e njëjta shkallë, pra 3.5% e papunësisë.
Përkthyer në shifra absolute, në fund të shkurtit në Zvicër ishin të regjistruar 149.921 njerëz të papunë, ose 1025 më pak se në janar. Ndërkaq, në krahasim me shkurtin e një viti më parë kishte një ngritje të vogël, prej 662 vetave të papunë, numër që nuk ndikon në përqindje.
Numri i të rinjve të papunë, (nga 15-24 vjeçarë) është zvogëluar për 470, duke rënë në 19.041 sish.
Edhe pse ndryshimi i kursit të frangut nuk ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në shtimin e numrit të papunëve, ai ka pasur një ndikim tjetër, më specifik. Si pasojë e rrethanave të krijuara, disa ndërmarrje të varura nga eksporti, kanë filluar të praktikojnë më shumë orare të shkurtuara të punës. Kështu, përderisa në dhjetor ishin vetëm 211 ndërmarrje që kishin ofruar punë me orar të pjesshëm, në fund të shkurtit k numër u ngrit në 600 ndërmarrje.
Krahasuar me vitin 2009, kur Zvicra kishte filluar të ndjente krizën financiare botërore, gjendja aktuale nuk është aq e keqe. Këtë e tregon statistika sipas të cilës në shkurt të vitit 2009 ishin 1505 ndërmarrje që kishin kaluar në punë të pjesshme, që është pothuaj trefish më shumë se në shkurt 2015.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni













