Lajme
Paqartësi në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës
Pas një debati të shkurtër, Mikullovci e shpalli të mbyllur këtë seancë, ndërsa tani nuk është e qartë për hapat e ardhshëm
Paqartësi të shumta kanë përcjellë seancën konstituive të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.
Koalicioni PDK, AAK dhe Nisma pas betimit të deputetëve kanë kërkuar dy orë pauzë që më pas të dalin me emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.
Pas kësaj kërkese, kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, hodhi në votim propozimin që në fund mori rezultatin 60 pro e 60 kundër.
Pas një debati të shkurtër, Mikullovci e shpalli të mbyllur këtë seancë, ndërsa tani nuk është e qartë për hapat e ardhshëm.
Deputeti më i vjetër i Kuvendi të Kosovës i cili e ka udhëhequr seancën konstituive ka thënë se më shumë njerëz që kanë qenë pjesë e kijë institucioni kanë merituar me i pështy se me i puth. Mikullovci e nisi seancën e Kuvendit duke e recituar një poezi të Azem Shkrelit, njofton albinfo.ch. “Po e recitoj një vjershë të Azem Shkrelit. Ndalem dhe shikohem në pasqyrë drejt në sy, se di a me puth veten a me pshty. Andaj, Kosova është këtu ku është”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Tërheqje produktesh në Zvicër Shitësi me pakicë i mobiljeve Ikea po tërheq disa llamba nga seria e tij Nymana: rrezik... -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës












