Lajme
Paraburgim për shqiptarët e arrestuar në Maqedoni
Këta shtatë shqiptarë u arrestuan nën dyshimin se kanë mbështetur nga aspekti i logjistikës dhe informacionit “Grupin e Kumanovës”
Gjykata Themelore e Shkupit ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për pesë nga shtatë të arrestuarit e ditës së djeshme në aksionin e quajtur “Rrufeja” që u zhvillua në rajonin e Kumanovës, Likovës dhe Shkupit. Ndërsa dy prej tyre i ka dënuar me masën e “arrestit shtëpiak”.
Këta shtatë shqiptarë u arrestuan nën dyshimin se kanë mbështetur nga aspekti i logjistikës dhe informacionit “Grupin e Kumanovës”, i cili u përlesh me Policinë Maqedonase më 9 dhe 10 maj në lagjen “kodra e Trimave”, që për pasojë pati 18 të vrarë dhe mbi 30 të arrestuar.
Nga të arrestuarit, tre veta janë nga fshati Hotël i Kumanovës, dy nga Breza e Shkupit, një nga Haraçina dhe një nga fshati Mateçi komunës së Likovës.
Sipas policisë, personat e ndaluar nuk kanë qenë pjesë e grupit dhe luftimeve në Lagjen e Trimave, por në mënyra të ndryshme kanë ndihmuar qarkullimin dhe vendosjen e tyre në Kumanovë si dhe në aksionin e Gushincës.
Madje zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski pohon se njëri prej të arrestuarve kishte pasur plan të rekrutonte djem të rinj që do të ndërmerrnin sulme në Shkup, teksa zhvilloheshin luftimet në Kumanovë, në mënyrë që të policia të shpërqendrohej. Të ndaluarit janë të njohur për policinë, edhe për vepra të mëparshme kriminale.
“Të dyshuarit kryesisht kanë pasur rolin e logjistikës, pra në të dy rastet e kanë ndihmuar grupin gjatë ekzekutimit të planit me mbulimit të tij. Përveç ndihmës, njëri prej grupit ka tentuar të rekrutojë një grup të vogël njerëzish të rinj, me të cilët do të zhvillonte sulme në Shkup gjatë aksionit të Kumanovës, në mënyrë që të shpërqendronte policinë dhe të zvogëlonte forcën e saj”, tha Kotevski.
Sipas tij, bëhet fjalë për 7 persona të moshës nga 20 deri 74 vjeç. “Të shtatë personat dyshohen për veprat “Organizatë Terroriste”, “Terrorizëm, si dhe “Ndihmë”, tha Ivo Kotevski zëdhënës i policisë.
Ndryshe, një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në Vizbeg të Shkupit. Për momentin nuk ka informacione për qëllimin e këtij aksioni policor, por gjatë ditës MPB pritet të informoj në lidhje me aksion policor në fjalë, raportojnë mediet në Shkup.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












