E-Diaspora
Parada shqiptare në New York, sivjet kishte temë Çamërinë
Komuniteti shqiptar i New York-ut ka mbushur qytetin me ngjyrat kuq e zi, ku u krijua një det flamujsh të kuq në qendër të Manhatanit, me shqiptarët që këndonin dhe kërcenin këngë popullore nga krahina të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Mes mijëra njerëzve që morën pjesë, kishte shqiptarë edhe nga shtete të tjera.
E veçanta këtë vit ishte se parada i kushtohej Çamërisë.
Organizatorët thanë se duan që qeveria greke të njohë masakrat ndaj popullsisë çame dhe dëbimin e tyre nga trojet 75 vjet më parë, në vitin 1944.
“Ne kërkojmë nga Greqia thjesht një falje, nuk duam hakmarrje. Gjithashtu duam që t’i lejojnë viktimat, t’i lejojnë të mbijetuarit të kthehen në shtëpitë e tyre, aty ku janë me shekuj”, ka thënë Marko Kepi, një nga organizatorët e paradës.
Njerëzit kishin ardhur të nderonin shqiptarët e Çamërisë, secili në mënyrën e tij dhe simbolet shqiptare dominonin kudo.
Kreu ceremonial i paradës ishte gazetari nga Shqipëria, Marin Mema.
Në paradë kishte ardhur si çdo vit me Kadillakun e tij antik ish-kongresmeni me origjinë arbëreshe, Joe Dioguardi.
“Jam shumë krenar që jam shqiptar arbëresh amerikan. Jam shumë i lumtur që jam me ju sot”, thotë ai.
Sipas të dhënave të policisë, në paradë morën pjesë të paktën gjashtë mijë vetë, shkruan zëriamerikës.
Ndër paradat e komuniteteve të ndryshme që organizohen në Manhatan në muajin qershor, ajo e shqiptarëve dallohet nga pjesëmarrja e madhe dhe nga dinamizmi që krijojnë këngët e vallet popullore.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=10&v=JttU-Hktkw0
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge Një shtetas kosovar është arrestuar në zonën e Goteborgut, në Suedi, si rezultat i një operacioni... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron për rreziqet e ruajtjes së të dhënave shtetërore jashtë vendit Autoritetet zvicerane të mbrojtjes së të dhënave kanë paralajmëruar institucionet shtetërore për rreziqet e ruajtjes së... -
A mund të detyrojnë kompanitë farmaceutike rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër? -
Studim i ri zbulon pse zjarrfikësit profesionistë në Zvicër po largohen nga profesioni -
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë










