Maqedonia
Paralajmërohen protesta në Shkup
Opozita në Maqedonin e Veriut, VMRO-DPMNE, ka mundësi të organizojë protesta
Opozita në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, bën me dije se ka gjasa të organizojë demonstrata, protesta, marshe si dhe bllokim të rrugëve dhe të Kuvendit për shkak të rastit korruptiv “Reket”, përcjell albinfo.ch.
Sekretari i përgjithshëm i VMRO-së, Igor Janushev, në një intervistë për Radion Evropën e Lirë, që do të emitohet të dielën, thotë se asnjë ide apo mënyrë e veprimit nuk është përjashtuar, dhe se qëllimi është të rrëzohet qeveria dhe të mbahen zgjedhje të reja parlamentare.
“Pa dyshim që organet më të larta të partisë, përfshirë këtu edhe Komitetin ekzekutive dhe atë qendror, do të ulen në periudhën në vazhdim dhe do të vendosin se cila është mënyra më e mirë e veprimit, me qëllim që përfundimisht të largohet sa më shpejt të jetë e mundur kjo qeveri kriminalo-zhvatëse”, thotë Janushev.
“Çdo shtet ka mafia, por te ne mafia ka shtet”
“Çdo shtet ka mafia, por te ne mafia ka shtet”, kështu u shpreh mes tjerash në konferencën e sotme për shtyp kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për të shtuar se vendi aktualisht është në një situatë kur kryeministri po mbron kriminalitetin. “Institucionet dhe kryeministri Zaev nuk mund ta zgjidhin këtë krim, për shkak se edhe vetë janë të përfshirë në të. Njerëzit që janë të përfshire në rastin Reket janë njerëz të afërt të Zaevit. Këtu është e përfshirë edhe Prokurorja Speciale, Katica Janeva.
Fjalët e saj që dëgjohen në incizim janë “mos u shqetëso, krejt do jetë në rregull”, tha Mickoski.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij Loriani e ka nisur vitin 2026 me këmbë të mbarë, duke triumfuar në turneun ndërkombëtar në... -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj












