Lajme
Paralajmërohet valë e re e Covidit në Evropë
Kështu deklaruan të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
Një valë tjetër e infektimeve me COVID-19 mund të ketë nisur në Europë, pasi numri i rasteve ka filluar të rritet në gjithë rajonin.
“Edhe pse nuk jemi në të njëjtën situatë ku ishim një vit më parë, është e qartë se pandemia e COVID-19 nuk ka përfunduar ende”, thanë në një deklaratë të përbashkët drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge, dhe drejtori i ECDC, Andrea Ammon.
“Fatkeqësisht, ne po vëmë re se treguesit po rriten sërish në Europë, duke treguar që një valë tjetër e infektimeve ka filluar”.
Të dhënat rajonale nga OBSH tregojnë se Europa ka regjistruar një shtim të rasteve me COVID-19 në javën që u mbyll më 2 tetor, duke shënuar një rritje prej 8% nga java e kaluar.
Ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar se rënia e imunitetit të fituar nga vaksinat dhe konfuzioni lidhur me vaksinat e disponueshme, kanë të ngjarë të kufizojnë marrjen e dozave përforcuesve në rajon.
Miliona njerëz në gjithë Europën mbeten të pavaksinuar kundër COVID-19, theksuan OBSH dhe ECDC.
Këto dy organizata u kërkuan vendeve europiane që të aplikojnë edhe vaksinat kundër gripit, edhe vaksinat COVID-19, përpara rritjes së pritshme të rasteve si pasojë e gripit sezonal.
“Nuk ka kohë për të humbur”, thanë OBSH dhe ECDC, duke shtuar se grupet vulnerabël, ku përfshihen njerëzit mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna dhe të gjithë personat me sëmundje shoqëruese, duhet të vaksinohen kundër gripit dhe COVID-19./ Reuters
E-Diaspora
-
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit Në një treg gjithnjë e më digjital, prania në rrjetet sociale nuk është më opsion, por... -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit
Jeta në Zvicër
-
Për shkak të mashtrimeve me sigurime, bëhet e vështirë të lidhësh një kontratë të re Nëse kontrata e mëparshme e sigurimit të përgjegjësisë është ndërprerë për mashtrim, qoftë edhe minimal, mund... -
Vinjetë falas për shoferët me aftësi të kufizuara në Austri -
Në temperaturën e ujit prej 5 gradësh, ujku noton nëpër liqenin e Lucernës -
Polarizimi politik në rritje në Zvicër që nga viti 1990 -
Politikanët zviceranë sfidojnë qëndrimin e OBSH-së mbi alkoolin













