Lajme
Paralajmëron Letonia: Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë
Ministri i Punëve të Jashtme i Letonisë, Krisjanis Karins, ka deklaruar se Rusia nuk do të ndalet pas luftës në Ukrainë dhe se NATO-s i duhet një “strategji afatgjate” për të kontrolluar Moskën.
“Rusia nuk do të ndalet, Rusia vetëm mund të ndalet. Të ndalosh Rusinë në Ukrainë, nuk do të thotë se ka marrë fund. Kjo thjesht do të thotë se ne do të duhet të vazhdojmë. Kjo është e rëndësishme për NATO-n: që ne do të duhet të punojmë për një strategji afatgjate të kontrollit të Rusisë”, ka thënë ai për The Financial Times.
Ndër të tjera, ai u shpreh i interesuar për të marrë vendin e Jens Stoltenberg si udhëheqës i NATO-s, duke thënë se sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i Aleancës duhet të vijë nga një vend që ka përmbushur objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes prej 2 për qind të PBB-së, siç është Letonia, përcjell albinfo.ch.
Tutje, ai ka paralajmëruar se kërcënimi i Kremlinit do të vazhdojë pas luftës në Ukrainë, teksa u shpreh se NATO duhet të sigurohet që mundësia e ndonjë incidenti thjesht të përjashtohet nga vendosmëria dhe investimet në mbrojtje.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











