Lajme
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër
Edhe pse rastet e kancerit po rriten, specialisti zviceran i onkologjisë, Roger von Moos, shprehet optimist: falë metodave moderne të trajtimit, shumë pacientë jetojnë më gjatë dhe më normalisht, madje disa konsiderohen të kuruar.
Në Ditën Botërore të Kancerit, von Moos nënvizon rëndësinë e parandalimit dhe edukimit: “Parandalimi gjithmonë është më i mirë se shërimi. Frika nuk ndihmon; sjellja e kujdesshme dhe e ndërgjegjshme mund të ulë ndjeshëm rrezikun,” thotë ai për SRF, transmeton albinfo.ch.
Ai përmend melanomën si shembull të suksesit të trajtimeve moderne: dikur fatale brenda 6–12 muajsh, tani rreth 20% e pacientëve shërohen, dhe shanset e mbijetesës janë rritur pesëfish. Edhe kanceri i mushkërive dhe i gjirit kanë përparuar ndjeshëm, ndërsa disa lloje, si kanceri pankreatik dhe i ezofagut, mbeten sfidë për trajtimet.
Sipas statistikave, pesë vjet pas diagnostikimit, 67% e pacientëve janë ende gjallë, shpesh duke jetuar një jetë të afërt normal me trajtime afatgjata. Von Moos shprehet: “Për mua, kjo është po aq e vlefshme sa shërimi. Edhe nëse nuk shërohen, këta pacientë mund të kenë një jetë të denjë.”
Ai paralajmëron se nuk ka pritshmëri për një shërim total të kancerit në 10–20 vitet e ardhshme, por shumë lloje të tumorëve mund të trajtohen dhe të kthehen në gjendje kronike, duke lejuar pacientët të jetojnë me kancerin.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit Parlamenti Evropian po synon që brenda këtij viti të ratifikojë marrëveshjen e re mes Zvicrës dhe... -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet











