Bota
Parandalohet grusht shteti në Turqi
Parandalohet grusht shteti në Turqi, dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se qeveria u kthye në krye të shtetit, dhe se përpjekja për grusht shtet ishte tradhti e Ushtrisë. Erdogan tha se të gjithë përgjegjësit do të paguajnë një çmim të madh për ngjarjet e mbrëmshme.
“Një grup brenda ushtrisë ka bërë përpjekje për të kryer grusht shtet jashtë zinxhirit komandues, për të përmbysur qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike”, tha presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Kryeministri turk, Binali Yildirim kërkoi sot të mbajë një sesion të jashtëzakonshëm të parlamentit për të diskutuar krizën e krijuar nga përpjekja për grusht shtet.
Përkrahësit e grusht shtetit duke përdorur tanke dhe avionë gjatë natës kanë sulmuar ndërtesën e parlamentit dhe zyren e presidentit në Ankara. Edhe selia e inteligjencës turke është sulmuar edhe gjatë natës.
Kryeministri turk, Binali Jildirim tha se është vra gjenerali, i cili ndihmoi në organizimin e grusht shtetit në Turqi. Ai caktoi një shef të ri ushtarak, gjeneralin Umi Dundar, pasi ai i mëparshmi Hulusi Akar ishte marrë peng nga komplotuesit e grusht shtetit.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në












