Kosova
Paratë e diasporës në konsum
Njohës të çështjeve ekonomike, tregojnë se dërgesat e emigrantëve përdorën për mbulimin e shpenzimeve të konsumit nga ekonomitë familjare dhe se sipas tyre është tejet e vështirë që remitencat të kthehen në investime
Diaspora për çdo vit dërgon në Kosovë miliona euro. Por, këto para, sipas ekspertëve të ekonomisë, kryesisht shkojnë në konsum të familjeve dhe shumë pak për investime në biznes.
Njohës të çështjeve ekonomike, tregojnë se dërgesat e emigrantëve përdorën për mbulimin e shpenzimeve të konsumit nga ekonomitë familjare dhe se sipas tyre është tejet e vështirë që remitencat të kthehen në investime.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), remitencat nga diaspora brenda një viti shkojnë në mbi gjysmë miliard euro.
“Remitencat e pranuara në Kosovë gjatë vitit 2017 shënuan vlerën prej 759.3 milionë euro, kurse në vitin 2016 u dërguan 691 milionë euro”, thuhet në buletinin mujor statistikor të BQK-së, shkruan Telegrafi.
Ekonomisti Sokol Havolli, tha për Telegrafin se në shumicën e rasteve remitencat dërgohen për financimin e konsumit të ekonomive familjare, përcjell albinfo.ch.
“Në fakt, arsyeja edhe e dërguesve në shumicën e rasteve është se këto mjete i dërgojnë pikërisht për financimin e konsumit të ekonomive familjare”, ka thënë Havolli.
Sipas tij, remitancat e zbusin varfërinë dhe pabarazinë në të ardhura dhe se ato nuk e pasivizojnë fuqinë punëtore në nivel vendi, por në raste të caktuara mund të ndikojnë nëse rritet paga minimale e pranuesit.
Ai shpjegon se është e vështirë që remitancat të kthehen në investime e në projekte zhvillimore për faktin se ato vijnë në shuma relativisht të vogla dhe me qëllime specifike.
Havolli tha se duhet të ndërmerren politika për të tërhequr investime direkte nga diaspora.
“Ne e dimë se diaspora e Kosovës është ekonomikisht shumë e fuqishme dhe ka kapacitet të ndërmarr investime në Kosovë dhe për këtë duhet të ndërmerren politika për të tërhequr investime direkte”, përfundoi ai.
Këto dërgesa vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende nga të cilat dërgohen 39.4 për qind, përkatësisht 21.8 për qind të totalit. Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjegjësisht 7.1 për qind e gjithsej remitencave të pranuara.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve












