Shkurt.ch
Paratë e diktatorëve arabë u kthehen ngadalë vendeve përkatëse
Do të kalojnë vite deri sa Tunizia, Egjipti dhe Libia të mund të marrin pronat që ish kryetarët e tyre i kanë deponuar në Zvicër
Kthimi i parave që diktatorët arabë i kishin deponuar në Zvicër po shkon me hapa të ngadalshëm përpara. Zvicra është në negociata me institucionet që kanë trashëguar diktaturat e vendeve për katëse.
Mirëpo do të kalojnë edhe vite të tëra deri sa Tunizia, Egjipti dhe Libia të mund të marrin pronat që ish kryetarët Ben Ali, Mubarak ose Ghadafi i kanë pasur të deponuara në bankat e Zvicrës.
Qeveria e re e Tunizisë i ka bërë Zvicrës një kërkesë për ndihmë juridike, i ka thënë radios zvicerane ambasadori në Tunis, Zellveger. Sipas tij është e vështirë të zbulohet se në çfarë kontosh bankare mund të gjenden paratë e diktatorëve, të fituara pa të drejtë.
Pas kryengritjeve në Tunizi, Egjipt dhe në Libi, Zvicra pati bllokuar më shumë se 1 miliard franga të kryetarëve të rrëzuar dhe të qarqeve rreth tyre.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













