Lajme
Paratë e mërgimtarëve shpëtim për Maqedoninë
Sipas ekspertëve për çështje ekonomike rreth 1 miliardë euro janë të hyrat nga mërgimtarët dhe se 90 për qind prej tyre janë shqiptarë
Qeveria e Maqedonisë në kuadër të rebalancit të buxhetit ka paraparë për mbulimin e një pjese të dobësive të buxhetit të vitit 2010 nga paratë e dërguara nga jashtë apo të ashtuquajturat remitenca, transmeton INA.
Nga fillimi i muajit qershor ka nisur ardhja e fluksit të kurbetçarëve, ndërsa paratë e tyre po mëkëmbin qarkullimin ekonomik dhe derdhjen e sasive të konsiderueshme të devizave.
Paratë e mërgimtarëve janë shumë të rëndësishme për konsumin e ekonomive familjare në Maqedoni.
Shumica e shqiptarëve janë të papunë dhe kryesisht jetojnë nga të ardhurat e familjarëve të tyre që punojnë në vendet e BE-së. Sipas ekspertëve për çështje ekonomike rreth 1 miliardë euro janë të hyrat nga kurbetqarët në Maqedonie dhe se 90 për qind prej tyre janë shqiptarë.Në raportet e fundit theksohet se në vend niveli i dërgimit të parave nga jashtë ka qenë mbi 100 milionë eurosh, mirëpo këto raporte nuk përfshijnë edhe paratë që i harxhojnë mërgimtarët gjatë pushimeve në vendlindje.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













