Portrete të firmave
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë
Bota e parfumerisë ka marrë një impuls të ri me lansimin e markës Remix, e cila është krijuar nga tre djem të rinj shqiptarë në Zvicër. Ky hap guximtar është një dëshmi e inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkulturor, që sjell një frymë të re në industrinë e parymerisë.
Në një ngjarje promovuese në Zürich, ata prezantuan me entuziazëm shtatë lloje parfymesh përpara një audience të gjerë, që përfshinte figura publike, artistë dhe afaristë nga rrjetet sociale. Parfymet e markës Remix janë unisex dhe janë frymëzuar nga artet, duke kombinuar aromat me emrat e këngëve më të njohura të remix.
“Ne ofrojmë një produkt që është krijuar për rininë dhe ata deri në moshës së mesme, me aroma të ndryshme e shije për çdo kategori” shprehet një nga investitorët. Çdo parfum është krijuar me kujdes, duke ofruar një eksperiencë unike për çdo përdorues.
Produkti zviceran, Remix, aktualisht është i disponueshëm për porosi online në platformën www.remixperfume.com
Remix është frymëzuar nga ideja brilante e artistit Arbër Rama, i cili njihet me emrin artistik EAZ dhe është fitues i çmimit për hitin më të mirë zviceran, „Swiss Music Awarda“. EAZ ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e këtij start-up-i që është jetësuar me përkrahjen e afarstëve Leo Iseni dhe Avni Isufi.
Me një kombinim të veçantë të muzikës dhe parfymit, Remix ka për qëllim të sjellë një ndjesi të re dhe emocionuese për të gjithë adhuruesit e aromave. Kjo iniciativë tregon se si kreativiteti dhe pasioni mund të krijojnë produkte që janë më shumë se thjesht një aromë – ato janë një përvojë artistike që mbajnë aromë shqiptare.
Me shumë informacione mbi parfymin shqiptar mund të merrni në webfaqen: www.remixperfume.com
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në... -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025














