Lajme
Paris-Berlin, për një orë: Si do të funksionojnë trenat e shpejtë
Në Berlin, duke pritur të hipni në një nga kapsulat e trenit elegant Hyperloop, pritet se do t’ju dërgojë për 1 orë të vetme në mbledhjen tuaj të radhës në Paris, transmeton albinfo.ch.
Shpejtësia dhe lehtësia nuk janë më iluzion, pasi gjatë çerek shekullit të fundit udhëtimi rreth e rrotull Europës ka zbritur nga qiejt dhe po zhvillohet në tokë.
Supuzohet se fluturimet me avion do te jenë vetëm një reliktie të shkuarës së varur nga karburantet e dëmshme.
Të gjitha këto mund të duken pjesë e një novele fantastiko-shkencore, ama mundësitë se kjo do te jetë e ardhmja e transportit po bëhen gjithnjë e më të mëdha.
Sidoqoftë, ditët e sotme vetëm 7% e pasagjerëve dhe 11% e mallrave udhëtojnë me tren.
Një shembull është vetë fakti se nuk ka një tren direkt nga Berlini në kryeqytete, si Parisi, Brukseli apo Kopenhagën, transmeton tutje albinfo.ch.
Lajmi i mirë është se prej kohësh prioritetet po ndryshojnë dhe ka mundësi reale për të ndërtuar një Zonë Hekurudhore të Vetme Europiane (SERA).
Hyperloop
Koncepti i trenave të shpejtë Hyperloop i ka rrënjët që prej fillimit të shekullit të 19-të, kur inxhinieri mekanik George Medhurst propozoi metodën e parë për t’i transportuar njerëzit dhe mallrat me ‘tuba pneumatik’.
Miliarderi Elon Musk, që i dha jetë kësaj ideje kur prezantoi konceptin e Hyperloop, si një sistem transporti masiv në vitin 2013.
Qëllimi është të arrihen shpejtësi deri në 1,000 km/orë, dhe asnjë emetim i dëmshëm.
Si funksionon?
Hyperloop është mënyra më e re e transportit që praktikisht e redukton fërkimin, i cili është burimi kryesor i mungesës së efikasitetit, thotë Juan Vicén, bashkëthemelues i Zeleros Hyperloop.
“Dy fërkimet kryesore janë ai aerodinamik: kur mjeti lëviz, përballet me një sasi rezistence nga ajri. Dhe tjetri është ai që vjen nga toka, që ndodh kur rrotat prekin tokën.
Në mënyrë që ta evitojmë këtë, ne e vendosim mjetin në një tub, duke eliminuar kështu pjesën më të madhe të fërkimit që vjen nga ajri dhe në të njëjtën kohë e bëjmë trenin të qëndrojë pezull duke mos e prekur kurrë tokën. Duke reduktuar burimin kryesor të fërkimit, ne punojmë me një energji 5 deri 10 herë më të madhe se avioni”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













