Kosova
Paris: Hapja solemne e Olimpiadës, marrin pjesë nëntë sportistë nga Kosova
Sonte në Paris fillon zyrtatisht Olimpiada 2024, me një ceremoni hapëse në lumin Sena, diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.
Kjo do të jetë hera e parë që Lojërat Olimpike nuk do të nisin në stadium.
Rreth 85 anije do të bartin gati 7.000 atletë, një paradë gjashtë kilometra të gjatë në Senë, në zemrën e Parisit.
Nisja do të bëhet prej urës Austerlitz, anijet do të lundrojnë rreth katedrales Notre-Dame, për të arritur më pas afër Kullës Eiffel, si dhe nën shumë ura të tjera që gjenden rreth qendrës së kryeqytetit francez.
Në Olimpiadën e Parisit do të arrihet për herë të parë barazia gjinore mes sportistëve, me 5,250 meshkuj dhe 5,250 femra që do të garojnë.
Në mesin e sportistëve të shumtë nga mbarë bota janë edhe nëntë sportistë nga Kosova.
Pesë vijnë nga sporti më i suksesshëm i Kosovës, xhudoja. Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, kampione olimpike, do të synojnë sërish medalje, e në Paris do të garojnë edhe xhudistët: Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.
Donjeta Sadiku do të garojë në boks dhe ka shpresa të mëdha për medalje olimpike.
Gresa Bakraqi do të garojë në vrapim 800 metra, kurse Adell Shaboviq dhe Hana Beiqi garojnë në not.
Olimpiada 2024 përfundon më 11.gusht.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













